Tenis : Amerika ende “tokë e ndaluar” për Djokoviq

Në fillim të marsit, në Amerikë do të luhen dy turneutë e parë Masters në tenis (Indian Wells dhe Majemi), por deri më tani prani e tenistit serb Novak Djokovic nuk është e konfirmuar. Numri 1 në botë nuk luan që pas triumfit në grand slam të Australian Open dhe nuk mund të udhëtojë për në Amerikë, pasi nuk është vaksinuar (vaksina anti-Covid).

Amerika ende nuk i ka hequr masat për personat që udhëtojnë drejt saj, ndaj Djokovic po sheh mundësinë që të luajë në turne të tjerë për të grumbulluar pikë e mos humbur kreun. Serbi, që end enuk është rikuperuar 100% nga dëmtimi në Australi, pritet të luajë në turneun ATP 500 të Dubai, që nis më 27 shkurt.

Sipas një interviste që vetë Djokovic dha për mediat gjermane, ai do të kryejë disa vizita të tjera mjekësore para se të vendosë për pjesëmarrjen apo jo në Dubai. Serbi ka nevojë për pikë për të ruajtur kreun e renditjes, pasi diferencat me rivalët, që kanë konmfirmuar praninë në turnetë Masters, janë të vogla.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share