Tenderi 1.8 milionë/ Kovaçevski: Komisioni Anti-korrupsion duhet ta kontrollojë, kompania “Eurovia” kishte ofertë me çmim më të ulët

Kovaçevski sot komentoi marrjen e tenderit për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski” për Forumin e OSBE-së.

“Nëse një kompani konkrete ka financuar parti politike, sipas ligjit kjo duhet të shënohet dhe duhet të publikohet, siç është publikuar në këtë rast. A ka pasur kjo ndikim në përzgjedhje? Këtë duhet ta kontrollojë komisioni Anti-korrupsion që tashmë ka njoftuar se do të hapë rast në këtë bazë. Do të ishte e dyshimtë nëse dikush është donator i një partie politike të caktuar dhe që merr tender me çmim më të lartë, e jo me çmim më të ulët, ndërsa do të ishte shumë më e dyshimtë nëse dikush që merr tender është donator i partisë politike, ndërsa nuk është regjistruar që është donator i partisë politike”, tha Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share