Ten Hag tenton ‘goditje nën brez’ ndaj Ronaldos pas kritikave të portugezit

Në fillim të kësaj jave, Cristiano Ronaldo sulmoi përsëri Erik ten Hag, duke thënë se ishte e vështirë për Manchester United të luftonte në disa gara në të njëjtën kohë.

Në konferencën e tij për shtyp të enjten, trajneri holandez u përpoq t’i konsideronte fjalët e portugezit si të parëndësishme

“Ai tha se Man United nuk mund ta fitojë Ligën Premier. Ai e tha këtë, nëse e lexoni shumë mirë artikullin”, deklaroi Ten Hag.

 

 

“Ronaldo është shumë larg në Saudi, shumë larg Mançesterit. Të gjithë mund të kenë një mendim. Është në rregull!”, ka shtuar ai.

Gjërat nuk funksionuan mes Ten Hag dhe Ronaldos gjatë sezonit 2022/23.

Pas një interviste shpërthyese me Piers Morgan, Ronaldo ndërpreu kontratën e tij me United vetëm pak muaj në sezonin e parë të Ten Hag në klub. /Telegrafi/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share