Temperaturat në një pjesë të madhe të Siberisë ranë në minus 50 gradë Celsius. Stuhia e borës përfshiu gjithashtu edhe Moskën ndërsa u ndërprenë fluturimet. Në Republikën Sakha, e vendosur në pjesën verilindore të Siberisë Yakutsk, një nga qytetet më të ftohtë në botë, temperaturat gjithashtu ranë nën minus 50 C. Sipas meteorologëve temperature të tilla zakonisht regjistrohen në fillim të janarit.
Temperaturat prej minus 50 C janë bërë të zakonshme vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike. Në kryeqytetin rus, reshjet më të mëdha të borës që janë parë ndonjëherë shkaktuan vonesa në disa aeroporte, me pistat e mbuluara me borë të dendur. Të paktën 54 fluturime u anuluan në tre aeroportet më të mëdha të kryeqytetit. Temperaturat në Moskë parashikohet të bien në rreth minus 18 gradë Celsius këtë javë.
I ftohti polar përfshiu gjatë fundjavës edhe Gjermaninë me temperature nën zero dhe ku dhjetëra fluturime u anuluan. Gjithashtu reshjet e dëborës përfshinë edhe Amsterdamin , ku pasagjeret mbeten te bllokuar ne aeroporte. Stuhia e bores ka goditur veriun e Anglisë ku mbi 2,500 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Met Office, agjencia e motit në Mbretërinë e Bashkuar, ka lëshuar një paralajmërim për ngrica dhe temperature nën zero në pjesë të Midlands, Uellsin verior dhe qendror si dhe Skocisë lindore.
Klan News