Temperaturat e ulta ngrijnë tubat, krizë uji në Misisipi

Prej dekadash qyteti Xhekson ka vuajtur nga cilësia e dobët e ujit

Temperaturat nën zero kanë ngrirë tubacionet duke bërë që qyteti Xhekson në SHBA të përballet me një krizë të rëndë uji.

Pas  stuhisë së fuqishme dimërore që goditi SHBA-në qyeti amerikan Xhekson po vuan nga mungesa e ujit.

Ekipet e mirëmbajtjes kanë vazhduar të kryejnë riparimet në  tubacionet e   dëmtuara për shkak të temperaturave të ulta , por qyteti ende po përballet me mungesë të madhe uji.

Sinkron DANYELLE HOLMES-VULLNETARE

“Qytetarët e Xheksonit, të cilët janë qytetarë që paguajnë taksat e Misisipit, kanë nevojë që shteti të shtojë ndihmën dhe të bëjë atë që duhet për të ndihmuar në rregullimin e infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve”, thotë vullnetarja Danyelle Holmes

Qyteti Xhekson, popullsia e të cilit  është prej 150,000  banorësh ka vuajtur prej kohësh nga cilësia e dobët e ujit.

“Kjo situatë  ka ndodhur për 40, 50 vitet e fundit, dhe tani ka arritur në  kulmin  ku infrastruktura po shkatërrohet. Por, megjithatë, tubat e ngrirë, ishin të gjitha  nga Zoti dhe kjo  nuk mund të shmanget .Nuk mund të fajësojmë autoritet për atë që ka ndodhur nga Mëma Natyrë. Megjithatë, ne po merremi me këtë proces  edhe për disa vitet e ardhshme derisa infrastruktura e ujit dhe kanalizimeve të Jackson të riparohet.”

Furnizimi me ujë në pjesën më të madhe të qytetit u mbyll për disa ditë në gusht, kur qyteti u godit nga përmbytjet duke bërë që një impant i trajtimit të ujit të dilte jashtë funksionit.

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share