NASA e ka anuluar lansimin e “Artemis” drejt hënës

Për shkak të problemeve të motorit NASA këtë pasdite e ka anuluar lansimin e raketës “Artemis” drejt Hënës.

Inxhinierët e kontrollit të Agjencisë Amerikane të Hapësirës thonë se “Artemis” është në gjendje stabile, edhe pse nuk arritën të përballen me një plasaritje lart në fluturaken me gjatësi 100 metra, ku siç pohohet, është grumbulluar akull. Miliona njerëz në botë u kyçën në transmetimin live nga qendra e lansimit “Kenedi” në Florida, për ta ndjekur lansimin e “Artemis”, e cila parashikohej që të dërgojë kapsulën “Orion” drejt Hënës dhe më pas të kthehet në Tokë.

Ky është fluturimi i parë i projektit që parashikon kthimin e astronautëve në Hënë, 50 vite pas uljes së parë të njeriut në satelitin e vetëm natyror të Tokës. “Artemis” deri më tani është raketa më e fuqishme që e ka krijuar NASA. Në qoftë se problemi teknik zgjidhet shpejt lansimi pritet të ndodhë në fillim të muajit shtator.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share