Teleferiku në Vodno nga nesër me orar të vazhduar, nga 10 deri në ora 18

Teleferiku në Vodno nga nesër, e martë (2.04.2024), do të punojë një orë më tepër, gjegjësisht nga 10 deri në ora 18, kumtoi NQP Shkup.

Konform itinerarit për në prill, vozitja e fundit nga poshtë drejt majes është nga ora 17:00 deri në 17:30, ndërsa vozitja e fundit nga maja poshtë është në orën 17.45.

Nga NQP përkujtojnë se çdo të hënë dhe çdo të martë të fundit në muaj, për teleferikun janë ditë jopune.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share