Tekstet shkollore: MASH-i mund të përballet me padi për diskriminim?!

KMPD: MASH-i NUK KA SIGURUAR 43 LIBRA

Ministria e Arsimit, me fillimin e vitit shkollor, nuk ka siguruar 43 libra shkollor për lëndë të obligueshme dhe zgjedhore – ka njoftuar Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Pas vonesave të vitit të kaluar për librat dhe konstatimit se është bërë diskriminim i vazhduar ndaj nxënësve, Komisioni në qershor i dërgoi rekomandin Ministrisë së Arsimit që të sigurojë libra, më së voni deri më 31 gusht.

Sipas Komisionit, avazi i vjetër ka vazhduar edhe këtë vit.

“Nxënësit në klasën e tretë janë pa tekste për të gjitha lëndët e obligueshme. Ende vazhdon shtypja, përkthimi dhe shpërndarja. Nga MASH-i thonë se teksti është në fazën përfundimtare. Nuk ka tekst të matematikës dhe as thirrje publike për formimin e ekipit të autorëve. Nxënësit nga komunitetet tjera nuk kanë tekst mësimor në gjuhën maqedonase, e cili është lëndë e obligueshme. Ministria e Arsimit dhe Shkencës pretendon se arsyeja është se autorët e regjistruar kanë qenë joadekuat sipas normës për kuadër mësimor. Çfarëdo që të thotë kjo” – tha Vesna Bendevska, kryetare e KPMD-së.

Në seancën e nesërme të Komisionit, sipas Bemdevskës, ajo do të raportojë për rekomandimin e mos zbatuar dhe do të vendoset për padi eventuale gjyqësore. Do të ishte kjo rasti i parë që ky Komision të kërkojë mbrojtje gjyqësore si mbrojtjen më të lartë nga diskriminimi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share