Teksas: Shkolla e mesme nën rrethim nga rakunët

Shkolla e mesme e Teksasit nën rrethim nga rakunët

Nxënësit dhe mësuesit në një shkollë të mesme në Teksas të ShBA-së thanë se u është dashur të dëbojnë në mënyrë të përsëritur një kategori të pazakontë mysafirësh të padëshiruar – rakunët.

Vizitat e fundit të rakunit në shkollën e mesme McCallum në Austin filluan me një rakun të ngordhur të gjetur në një mur më 10 mars, dhe incidenti u pasua nga një rakun që u kap në një kurth të gjallë në një klasë shkencore më 10 prill dhe një treshe rakunësh u vunë re duke vrapuar nëpër korridor më 26 prill.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rakunët brenda shkollës janë bërë aq të shpeshta saqë një llogari në Instagram e quajtur MacRacoonUpdates filloi për të postuar gjurmët e vizitave.

Noah Braun, student i dytë i cili shkroi rreth rakunëve për gazetën e shkollës, tha se kërkimi i tij zbuloi të kaluarën e gjatë të shkollës me këtë problem.

“Ka artikuj që mund të gjeni nga vitet ’90, nga fillimi i viteve 2000 dhe madje edhe nga vitet 2010 që flasin për këtë”, tha Braun për KXAN-TV, transmeton Klan Kosova.

Distrikti i Shkollës tha se zyrtarët po punojnë për të pastruar objektin nga vizitorët e saj të padëshiruar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share