“Tekanjozë” – Arbër Ademi: Besa i kushtëzoi edhe ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, por në fund i votoi

Deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka folur në Klan Debat për rëndësinëe votimittë ndryshimeve kushtetuese. Ai u shpreh se partitë shqiptare në opozitë nuk duhet të veprojnë në bazë të tekave të tyre dhe nuk duhet të bëjnë protagonizëm pa nevojë sepse këto ndryshime kushtetuese i tejkalojnë interesat partiake e madje edhe shtetërore. Integrimi në BE sipas Ademit, është interes rajonal e kontinental.

“Ja t’i referohemi Lëvizjes Besa. Çka ndodhi gjatë Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese? A e kushtëzoi Lëvizja Besa votimin për ndryshimet kushtetuese asokohe me futjen e grafës etnike në letërnjoftim? Dhe si ishte epilogu, ma thoni!? E votuan… Nuk veprohet përballë këytre çështjeve të një rëndësie të madhe me tekanjozitet”, deklaroi Arbër Ademi në klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share