Tejkalohet kriza e bukës – bukëpjekësit do të kërkojnë dëmshpërblim

KOVAÇEVSKI PARALAJMËRON KOMPANITË: KUSH NUK PRODHON BUKË DO TË DËNOHET

Industria e bukëpjekësve nga nesër do të fillojë me prodhimin dhe shitjen e bukës së bardhë sipas çmimit të caktuar me vendimin e Qeverisë, megjithatë, ata paralajmëruan se do ta padisin shtetin për dëmin e shkaktuar me këtë masa. Goran Malishiq nga kjo industri, sic njofton KlanM, pretendon se vendimet e Qeveri i shkaktojnë humbje të mëdha industrisë në nivel mujor, të cilët janë në vlerë prej 1,5 milionë euro. Ai tha se, për shkak të këtyre humbjeve, janë të detyruar të reduktojnë prodhimin dhe numrin e të punësuarve, që të mbijetojë në të ardhmen.

“Deri më 31 maj deri kur është theksuar se do të zgjasë vendimi, dëmi për industrinë do të jetë mbi 4,5 milionë euro. Beteja për mbrojtjen dhe mbijetesën e industrisë do të vazhdojë në bazë juridike. Bukëpjekësit u pajtuan se, nga nesër të fillohet me prodhimin dhe shpërndarjen e llojeve të caktuara të bukës, varësisht mundësive të çdo furre që të mund t’i plotësojë nevojat e konsumatorëve, por edhe të mbijetojë në periudhën e vendimeve të gabuara të Qeverisë” – tha Goran Malishiq, industria e bukëpjekësve.

Nga ana tjetër, kryeministri, Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar kompanitë që nuk do të respektojnë vendimin e Qeverisë për ngrirje të çmimit të bukës dhe të cilat nuk do të prodhojnë dhe shpërndajnë bukë sipas këtij çmimi, do të dënohen. Kryeministri tha se, pikërisht kompanitë që momentalisht nuk duan të prodhojnë bukë, janë në të vërtetë kompanitë që kanë marrë pjesën më të madhe të subvencioneve për energji elektrike të lirë.

“Në shtetin tonë kemi ligj për tregti, ligj për mbrojtje të konsumatorëve dhe ligj për mbrojtje të konkurrencës. Të gjitha dispozitat ligjore do të shfrytëzohen. Fillimisht u vendos ngrirja e produkteve bazë ushqimore, ndërsa më pas do të shfrytëzohen edhe masa të tjera. Duhet t’i kem ligjet para meje për t’i cituar saktë. Megjithatë, kompanitë dhe shërbimet inspektuese e dinë saktë se, cilat janë dënimet sipas ligjeve” – tha Kovaçevski.

Përpos masës për ngrirje të çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, Qeveria dje miratoi edhe një vendim shtesë, me të cilat i obligon kompanitë që, 80 përqind të sasive që kanë prodhuar në dhjetor do të duhet t’i prodhojnë edhe tani dhe t’ua shpërndajnë tregtarëve.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share