Tejet të lezetshëm! Thonjtë koreanë kanë “pushtuar” Instagramin

Tendencat në modë që vijnë nga Koreja janë tjetër nivel! Së fundmi, “thonjtë prej xhami” po pëlqehen masivisht nga vajzat. Në Kore ka qenë i njohur që në vitin 2013, por vetëm tani po merr përmasa botërore.

Rregulli i përgjithshëm ka të bëjë me aplikimin e disa kompozimeve, njëra mbi tjetrën, por në rendin e duhur.

Ajo që e ka krijuar këtë model thonjsh është artistja e Koresë së Jugut Park Eun-kyung e cila njihet ndryshe si Unistella.

Që nga momenti kur ajo shpiku këtë manikyr, arti i thonjve u adoptua menjëherë nga yjet e k-pop-it, si dhe supermodelet aziatike. Tashmë ky trend ka “pushtuar” Instagramin.

/tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share