”Të vendoset rend në vend të kaosit”/ Prej nesër, pika “Prolet” për nxjerrje të pasaportave do të punojë me termin

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nga nesër, (07.02.2024), pika për fotografim për nxjerrje të dokumenteve personale “Prolet”, nuk do të punojnë pa termin.

Nga MPB thonë se ky veprim po bëhet për të evituar radhët e gjata.

“Transformimi bëhet me qëllim që të vendoset rend në vend të kaosit dhe të lehtësohet dhe përshpejtohet marrja e dokumenteve personale për banorët e Shkupit. Qytetarët që tashmë kanë caktuar termin do të kontaktohen nga operatori ekonomik përgjegjës dhe do t’u ofrohet një termin i ri në një kohë shumë më të shkurtër”, thonë mes tjerash nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share