Për Juventusin duket se nuk ka qetësi! Një tjetër aferë jashtë fushës përfshin klubin badhezi.
Mesfushori i Juventusit Nikolo Faxholi është nën hetim nga Prokuroria e Torinos, pasi dyshohet se ka vënë bast në platforma të paligjshme online.
Kjo është e ndaluar nga neni 24 i Kodit të Drejtësisë Sportive që nëse vërtetohet mund të çojë në një përjashtim minimal prej tre vitesh, si edhe një gjobë duke nisur nga 25 mijë euro.
Hedhja e basteve nuk është e ndaluar, por ligji italian nuk lejon që ato të vendosen në platforma të paautorizuara nga shteti.
Por mesfushori 21 vjeçar rrezikon pasi si lojtar profesionist atij nuk i lejohet që të luajë baste edhe në kompani të aurtorizuara për ndeshjet zyrtare të organizuara nga Federata Italiane, UEFA dhe FIFA.
Prokuroria e Torinos e heton prej muasjh lojtarin dhe për këtë çështje është vënë në dijeni edhe Federata Italiane e Futbollit, e cila ka marrë në pyetje 22 vjeçarin.
Klan News