Të shtëna në universitetin e Nevadës, raportohet për disa viktima

Policia e Las Vegasit po i kundërpërgjigjet një alarmi për një agresor të armatosur në Universitetin e Nevadës.

Universiteti postoi në Twitter/X rreth orës 11:53 lokale ditën e mëkurë ku shkruanin se po i përgjigjeshin raportimeve për të shtëna në kampusin universitar.

Policia e Las Vegasit tha se “duket se ka disa viktima” pranë Beam Hall të universitetit, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Policia udhëzoi qytetarët që të shmangin frekuentimin e zonës në këtë moment./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share