Të shtëna në drejtim të babait të Samoil Kostadinovskit të zhdukur!

MPB: Masa për zbardhjen e rastit, policia në terren

Policia ka konfirmuar se sot në mëngjes, në lagjen Aerodrom të Shkupit, është shtënë në drejtim të Lupço Kostadinovskit – babait të Samoilit të zhdukur, percjell KlanM.

Nga MPB-ja thonë se I plagosuri është dërguar në spital, kurse policia në terren ndërmerr masa për zbradhjen e rastit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sot në orën 08:38 në SPB – Shkup është denoncuar se në rajonin e Aerodromit, para shtëpisë së tij, një person ka shtënë dhe ka plagosur 57-vjeçarin me iniciale L.K. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Zyrtarë të policisë kanë dalë në vendngjarje dhe merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

I ati i Samoilit, Lupço Kostadinovski, sic njofton KlanM, disa herë duke iu drejtuar opinionit kishte ofruar shpërblim me të holla për të gjetur birin e tij, I cili u denoncua si i zhdukur më 3 mars të këtij viti.

Rrëmbimi ka ndodhur në Komunën Kisella Vodë të Shkupit, kurse njoftimet nëpër media dolën më 6 mars, pasi paraprakisht në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë thirrje për gjetjen e tij.

Dy persona janë të dyshuar për veprën penale “rrëmbim”.

Familja Kostadinovski, sic njofton KlanM, ka lidhje familjare me bashkëshorten e politikanit Lube Boshkovski./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share