Të shtëna me armë në Prishtinë, 7 persona të plagosur – një vajzë në gjendje të rëndë

Disa persona kanë ngelur të plagosur nga të shtëna me armë të premten rreth orës 00:00, në qendër të Prishtinës, në kafiterinë Bonvivant.

Sipas burimeve nga vendngjarja, zënka që ka ndodhur në mes të dy grupeve, ka filluar jashtë lokalit, e që është bartur më pas brenda në lokal, ku edhe është shtënë me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë raportohet të kenë ngelur të plagosur disa persona, ndërsa një prej tyre në gjendje të rëndë. Dëshmitarët kanë parë teksa ndihma e shpejtë të ketë marrë të plagosurit për t’i dërguar në trajtim.

Policia ka bllokuar komplet zonën, duke përfshirë edhe rrugën Luan Haradinaj. /Reporteri.net

Lexo gjithashtu
Total
0
Share