Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Teksas

Një person humbi jetën dhe tre u plagosën, një i dyshuar u arrestua dhe një tjetër është në kërkim, motivi i paqartë

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga disa të shtëna me armë në një qendër tregtare në “El Paso” në Teksas.

Policia ka bërë të ditur se një i dyshuar është në paraburgim ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të një tjetër personi që mund të ketë bashkëpunuar në sulm. Motivi i sulmit mbetet i paqartë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tani për tani, ata po përpiqen të kontrollojnë daljen e të gjithë personelit nga qendra tregtare, duke përfshirë punonjësit si dhe çdo blerës,” u shpreh policia në një deklaratë. Dy nga të plagosurit mësohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ndodhi në qendrën tregtare “Cielo Vista” që ndodhet afër supermarketin Ëalmart ku një person i armatosur vrau 23 persona më 3 Gusht 2019.

Shtetet e Bashkuara kanë rregjistruar një numër të konsiderueshëm vrasjesh masive. Në fillim të kësaj jave në Universitetin Shtetëror të Michigan-it, ku tre studentë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën. Në Janar, 11 persona u vranë në qytetin Monterey Park të zonës së Los Angeles teksa festonin. Në vitin 2022, u shënua më shumë se 600 të shtëna masive në SHBA, sipas Arkivit të Dhunës me Armë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share