2 persona të maskuar kanë hyrë në kishë dhe kanë qëlluar me armë
Të shtëna me armë në një kishë katolike në Stamboll. Dy persona të maskuar hynë në kishën katolike të Santa Maria, në një lagje të Stambollit dhe qëlluan ndaj të pranishmëve që ishin në ndërtesë.
Sipas informacioneve të mediave greke, një person ka humbur jetën ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ministri i Brendshëm turk Ali Yerkilkaya dënoi ngjarjen në një postim në rrjetet sociale ndërsa autoritet atje kanë hapur edhe një hetim për të zbuluar shkaqet e këtij sulmi të rëndë.
Klan News