Të sfiduar nga inflacioni, gjermanët blejnë produkte me zbritje

Rritja dramatike e çmimeve po i bën njerëzit në Gjermani që të ndryshojnë zakonet e tyre të të shpenzuarit, bënë të ditur një sondazhi i realizuar nga kompania e kërkimit të tregut ‘NielsenIQ’.

Mbi gjysma e konsumatorëve, rreth 52 për qind, blejnë vetëm produkte që ata me të vërtetë kanë nevojë, bazuar në sondazhin e realizuar me më shumë se 10,000 qytetarë.

Rreth 44 për qind thanë se po ia dalin pa produkte “që janë artikuj argëtues ose luksi”, 31 për qind po përpiqeshin të reduktonin vizitat në restorante dhe të hanë në shtëpi në vend të kësaj.

Rreth 30 për qind e të anketuarve u pajtuan me deklaratën: “Unë blej më pak”.

“Njerëzit po përdorin gjithashtu shumë strategji të tjera kursimi. Ata krahasojnë çmimet më shumë, i kushtojnë më shumë vëmendje ofertave speciale, kalojnë në produkte më të lira, siç janë produktet me etiketa personale ose blejnë produkte me zbritje më shpesh”, tha eksperti i ‘NielsenIQ’, Lothar Staiblin.

Shumë konsumatorë po ndryshojnë gjithashtu zakonet e tyre të konsumit, për shembull duke zëvendësuar gjalpin me margarinë dhe ujin mineral me ujë rubineti.

Sipas anketës, vetëm rreth 10 për qind e popullsisë nuk janë aspak të shqetësuar në lidhje me inflacionin – kryesisht ata me të ardhura të larta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share