Të rinjtë të prerë: Jashtë vendit për paga dhe kushte më të mira!

SHUMË BIZNESE PËRBALLEN ME MUNGESË TË FUQISË PUNËTORE

Punëdhënësit para disa viteve thonin “Nëse ti nuk dëshiron të punosh, ka kush do”, por tani, këtë s`mund ta thonë.

Tashmë situata nuk është sikurse para 4 apo 5 viteve, kur për një vend pune konkuronin dhjetëra njerëz. Punëdhënësit, sic njofton KlanM, përballen me sfida të vështira për të gjetur punëtorë profesionist dhe besnik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të rinjtë thonë se kushtet, pagat dhe korrupsioni në vend janë shkaktarët kryesor për largimin nga vendi.

“Valla jashtë më mirë këtu s`ka. Këtu shumë korrupsion, s`ka jetë këtu”.

A mendon se rroga ju mjafton për të jetuar këtu?

“Nuk mjafton valla”.

“Se janë pagat më të mira paguajnë më shumë, kushtet më të mira”.

“Më mirë është jashtë, më mirë atje, ka jetë tjetër edhe punë ka më shumë atje, më mirë se këtu atje i ke kushtet të gjitha”.

-A mendon se rroga që e merr këtu të mjafton?

Po nuk mjafton se këtu çfarë do paguash, këtu si ke të gjitha, nëse do të blesh diçka nuk të mjafton asgjë”.

Rastësisht takuam edhe një mërgimtar. Mbase shpjegimi i tij shuan dilemat për perspektivën e të rinjve.

“Po më mirë jasht të punosh jashtë sepse kushtet i kemi më të mira, unë jam jasht kam lindur në Gjenevë – Zvicër jam inxhinjer tek Rolexi, edhe kur i shohë kushtet këtu edhe në Zvicër nuk janë njësoj. Atje i kemi më të mira, rrogat më të mira jetën e kemi më të sigurt edhe nëse më thotë a dëshiron të punosh këtu unë kur nuk kisha ardhë me punu këtu. Kisha ardhur për familje por të punoj kur nuk kisha ardhur”, tha një mërgimtar.

19 doktorë shkencash dhe 590 magjistra, sic percjell KlanM, janë kërkues aktiv të punës në Agjencinë e Punësimit, madje edhe në këtë periudhë kur vendi planifikon të importojë fuqi punëtore nga India, Nepali, Pakistani e Filipinet.

Nga sektori i biznesit, lidhur me mungesën e fuqisë punëtore, sic percjell KlanM, thonë se problemi kyç e që paraqet “kancerin e shoqërisë”, për shkak të cilit të rinjtë largohen nga vendi, është partizimi gjatë punësimeve ku në vend të arsimimit vlerësohet libreza partiake.

Ndërkohë, sic njofton KlanM, Gjermania ka lehtësuar hyrjen e fuqisë punëtore. Bundestagu miratoi ligjin për viza pune. Kërkohen 400.000 punëtorë, kurse të mirëseardhur janë të rinjtë nga Ballkani Perëndimor./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share