“KRITIKA PËR PREMTIMET E PAREALIZUARA”
Të rinjtë e VMRO-DPMNE-së përmes një materiali filmik enkas për 1 Prillin, kanë adresuar kritika në adresë të, sic thonë, qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së dhe politikave të gabuara të kësaj qeverie, njofton KlanM.
Në frymën e 1 Prillit, sic njofton KlanM, kanë përgatitur edhe një edicion të jashtëzakonshëm të lajmeve…
Të rinjtë e VMRO-DPMNE-së kanë përmendur një pjesë të politikave të premtuara të Qeverisë, sic thonë, asnjë të realizuar.
“U kthye pronari i këpucëve të fundit që aktivistët e LSDM-së i lanë para Qeverisë. Në Zonat Ekonomike hapen 30.000 vende pune për të rinjtë, rritja e papunësisë pritet të ulet në 2%. Qytetarët me kënaqësi bëjnë shitblerje pasi cmimet e produkteve u ulën për 50%. Transparensi shpalli Maqedoninë si vend pa korrupsion”
Kjo nuk është e vërtetë, e as që mund të jetë e vërtetë – thuhet në mesazhin e Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së, duke uruar 1 Prillin – Ditën e Shakasë.