Të punësuarit në sektorin publik nga shtatori do të marrin rritje të pagave

BESIMI: KEMI ARRITUR MARRËVESHJE PËR  ZGJIDHJE TË PËRHERSHME TË RRITJES SË PAGAVE

Sindikatat dhe Qeveria kanë arritur sot marrëveshje për rritjen e pagave dhe për metodologjinë e rritjes së pagave në sektorin publik. Pagat në sektorin publik nga 1 shtatori do të rriten për 10 për qind dhe të punësuarit do të marrin nga 10 mijë denar K-15. Marrëveshja mes palëve u arrit takimeve intensive të grupeve të punës. Ministri i Financave Fatmir Besimi tha se marrëveshja e arrtiur me sindikatat mundëson zgjidhje të përhershme dhe sistematike të rritjes e pagave.

“Është arritur një zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme për rritjen e pagave për punonjësit e sektorit publik. Propozimi, të cilin e përcaktuam së bashku, me përfaqësues të sindikatave, do t’i kalojë Këshillit Ekonomik Social, i cili duhet të konfirmohet në një seancë që do të mbahet në ditët në vijim. Është një zgjidhje sistematike që siguron rritje të pagave prej 10% për të gjithë të punësuarit në sektorin publik duke filluar nga paga e shtatorit”, tha Fatmir Besimi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share