Të paktën 28 viktima nga shpërthimi në një minierë në Turqi

Të paktën 28 minatorë kanë ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit që ndodhi të premten në një minierë qymyri në provincën Bartin në Turqinë Veriore. Anadolu Agency raporton se autoritetet kanë njoftuar se 11 minatorë të tjerë janë dërguar në spital dhe po trajtohen si pasojë e shpërthimit.

Një pjesë e të plagosurve po marrin trajtim në Stamboll, ndër një tjetër në Bartin. Shefi i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës turke, Fahrettin Altun, tha se janë shpëtuar gjithsej 58 minatorë.

“Incidenti në minierën në Bartın po hetohet në të gjitha aspektet e tij dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar”, njoftoi Altun.

Ndërkohë Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka anuluar një program të planifikuar për ditën e sotme dhe do të vizitojë Amasra-n. Më herët, ministri i Energjisë Fatih Dönmez tha se gjetjet fillestare tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga gazrat e ndezshëm./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share