Të paktën 20 të vdekur mes luftimeve të përgjakshme në Irak

Forcat irakiane të sigurisë dhe mbështetësit e një kleriku të fuqishem shiit janë përleshur në Bagdad

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pas përleshjeve të dhunshme mes forcave të sigurisë në Irak dhe mbështetësve të një kleriku të fuqishëm mysliman shiit.

Sipas agjencisë së lajmeve “AFP 350”, njerëz u plagosën gjatë këtyre luftimeve të cilat cilësohen si më të këqija që ka parë kryeqyteti i Irakut ndër vite.

Pjesa më e madhe e luftimeve është përqendruar rreth Zonës së Gjelbër të qytetit, një zonë që strehon ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja. Stafi i ambasadës holandeze u detyrua të transferohej në misionin gjerman për shkak të përplasjeve.

Mësohet se dhuna filloi pasi politikani dhe udhëheqësi i milicisë irakiane Moqtada al-Sadr njoftoi tërheqjen nga politika. Blloku i tij fitoi shumicën e vendeve në parlament Tetorin e kaluar, por ai ka refuzuar të negociojë me grupet shiite të mbështetura nga Irani për të formuar një qeveri. Si rezultat, ka pasur një vit paqëndrueshmërie politike.

Mustafa al-Kadhimi, kryeministri i përkohshëm i Irakut – dhe aleati i Sadr – ka shpallur një shtetrrethim mbarëkombëtar pas trazirave në disa qytete të tjera.

Irani ka mbyllur kufijtë e tij me Irakun në mes të luftimeve dhe Kuvajti u ka kërkuar qytetarëve të tij që të largohen menjëherë nga vendi.

Sakaq, një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres tha se ai ishte i alarmuar nga ngjarjet dhe bëri thirrje për “hapa të menjëhershëm për të depërshkallëzuar situatën“.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share