Të paktën 17 viktima nga sulmet me raketa në Zaporizhia

Në qytetin juglindor të Ukrainës në  Zaporizhia, sulmet me raketa ruse vranë të paktën 17 persona. Ndërkohë 40 të tjerë kanë shkuar në spital për shkak të plagëve të marra.

Një ndërtesë 9-katëshe u shkatërrua pjesërisht. 5 ndërtesa banimi u rrafshuan dhe shumë të tjera u dëmtuan në një  sërë sulmesh që janë shënuar në orët e para të mëngjesit.

Presidenti i Volodymyr Zelenskiy është zotuar se ata që urdhëruan sulmet  në qytetin juglindor do të mbajnë përgjegjësi./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share