Të pakënaqurit në BDI takuan Ahmetin në Reçicë të Vogël

AHMETI: S’KA ASGJË PËR TU SHQETËSUAR, BDI MUNDET EDHE PA GRUBIN

Ahmeti mblodhi Grupin e paknaqur në Reçicë të Vogël. Të parët erdhën ish anëtarët dhe funksionarët e degës së BDI-së në Saraj, ndërsa më vonë edhe ata të Çairit. Me anëtarët e degës së Sarajit ishte edhe Blerim Bexheti, i nënshkruar në letrën e të pakënaqurve. I cili u pronocua para se të hyjë në takim duke thënë se ende është pjesë e BDI-së ndërsa vazhdon të jetë kundër ekzekutivit, raporton Klan M.

“Këtu nuk jemi për marrëveshje, jemi për problemet e degës që realisht i ka, edhe dega e Sarajit me pakënaqësitë e veta, të arriturat e veta dhe normalisht edhe pjesa tjetër, e informova edhe krejt strukturat e degës pse jam pjesë e nënshkrimit të asaj letre… Mos u duket që ndrroj mendime unë pasi vendoj nënshkrim, në veprimtarin time asnjëherë nuk kam ndryshuar. Nuk kemi kushte të drejtuara tek zoti Ahmeti, ne kemi një shkresë publike që si i pari i pakontestueshëm prej nesh ta informojmë me vërejtjet, pakënaqësitë tona… A jemi akoma pjesë e BDI-së? Normalisht që po, edhe pjesë e BDI-së edhe pjesë e letrës së shkruar” – deklaroi Blerim Bexheti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me Ahmetin u takuan Izet Mexhiti, Visar Ganiu dhe zyrtarë të tjerë të Degës së Çairit. E deklaratë dha Mexhiti i cili tha në qoftë se opozita inicon interpelancë për Artan Grubin ata do ta votojnë.

”Po BDI mundet edhe pa Izetin, pa Blerim dhe pa Musën ndërsa BDI ka funskionuar edhe pa Artanin me suksese dhe fitore pas fitore dhe ne duam ta kthejmë BDI-në si fitimtare në kampin shqiptar” – tha Izet Mexhiti.

Ndërsa vet kreu I partisë, Ahmeti thotë që në gjithë këtë situatë asgjë nuk ka për tu shqetësuar dhe se kjo është në kuadër të normalitetit.

“Nuk ka asgjë shqetësuese nuk ka asgjë që përflitet se ka ndonjë parti,apo parti të re, kjo është në kuatër të normalitetit.  BDI mundet edhe pa Artan Grubin. Sepse nuk e them rastësisht kjo është kapital thesar kombëtar. 20 vjet investim është BDI” – deklaroi Ali Ahmeti.

Të paknaqurit gjegjësisht, Mexhiti dhe Bexheti postuan foto në facebook duke shkruar se vazhdojnë të jenë kundër eksekutivit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share