Të martën nis dëgjimi i dëshmitarëve në Hagë

Ish-krerët e UÇK- së përballen me ata që i kanë akuzuar

Më 11 prill në Hagë do të nisë procesi i dëgjimit  të dëshmitarëve që vërtetojnë aktakuzën ndaj ish udhëheqësve të UCK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.  Prokuroria ka rregjistruar mbi 300 dëshmitarë mbrojtja e të cilëve e detyroi bashkësinë ndërkombtare ta zhvendosë në Hage gjykimin e ish udhëheqësve të UÇK-së.

Më 11 prill ne Hagë do të nisë procesi i dëgjimit  të dëshmitarëve dhe paraqitjes së provave nga Prokuroria Speciale ndaj ish udhëheqësve te UÇK-se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.  Në rastin Thaçi janë gati 11 dëshmitarët e pare do te degjohen duke nisur nga kjo e marte. Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë. Mbrojtja dhe mbështetja e dëshmitarëve nga ana e Gjykatës Speciale të Kosovës ka qenë një sfidë dhe proces mjaft i komplikuar. Pikërisht frikësimi i dëshmitarëve dhe asgjesimi i  mundshëm i tyre ishte një prej arsyeve pse kjo gjykatë e Kosovës ndodhet në Hagë dhe jo në Prishtinë.  Dëshmitarët do të kenë pseudonime. Transmetimi në publik i seancës me deshmitaret do te behet me 45 minuta vonesë, dhe sipas gjykates se Hages kjo ka të bëjë me çështje konfidenciale të brendshme sepse ndoshta ndonjë palë gabimisht zbulon ndonjë informatë konfidenciale gjatë procedures degjimore  ndaj nese ndodh ato pjese te séances degjimore do te hiqen perpara se te nise transmetimi në publik. Per shpërndaje te informatave konfidenciale me qëllim për të penguar procesin ose frikësuar dëshmitarët tashmë janë dënuar Hysni Gucati e Nasim Haradinaj te cilet kane kryer veprat penale të zbulimit të informacionit të mbrojtur dhe kanë pasur synim të drejtpërdrejt zbulimin e identitetit të qindra dëshmitarëve dhe dëshmitarëve të mundshëm të Dhomave të Specializuara.

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Dalja ne publik e te dhenave te  më shumë se 4,000 dokumente të çështjeve të prokurorëve të Hagës, përfshirë një listë të dëshmitarëve i ka bere ata qe te ndjehen te frikesuar para seances degjimore.

Pas rrjedhjes së dokumenteve, tani në Kosovë mbizotëron një atmosferë frike, eshte lëkundur besimi i dëshmitarëvepasi në të kaluarën disa prej tyre janë vrarë, kërcënuar dhe detyruar të ndryshojnë dëshmitë e tyre fillestare. Dëshmite do të jepen përmes përdorimit të një pajisje për ndryshimin e pamjes dhe zërit. Po ashtu, dëshmitë do te ofrohen përmes televizorit me lidhje me internet me dy kanale duke i bërë të mundur dëshmitarit që të shohë edhe sallën e gjykimit dhe të personave të pranishëm, por, publiku nuk mund ta shoh atë. Nëse dëshmitari që është thirrur në mënyrë të rregullt nuk paraqitet ose nuk e arsyeton mosparaqitjen e tij ai mund të detyrohet të paraqitet dhe mund të gjobitet deri në dyqind e pesëdhjetë (250) euro për secilën herë që ai ose ajo nuk paraqitet. Nëse dëshmitari refuzon të dëshmojë edhe pasi të jetë gjobitur, ai mund të burgoset. Burgimi zgjat për aq kohë sa dëshmitari refuzon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura penale të përfundojë, por nuk e tejkalon periudhën prej një (1) muaji”, parashihet me ligj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share