Të martën konkluzionet për zgjerimin

Ministrat e Jashtëm përsërisin angazhimin e liderëve
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme te BE-së do të miratojë të martën konkluzionet mbi zgjerimin dhe procesin e stabilizim-asociimit me Shqiperinë dhe shtetet e tjera të rajonit tonë.
Në frymën e Samitit të Tiranës në konkluzione theksohet përshpejtimi i procesit të integrimit por mbi meritat individuale të secilit shtet dhe pa vendosur afate kohore.
“Ministrat e jashtem bëjnë thirrje për  përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perendimor,  duke u bazuar tek reformat e besueshme të Partnerëve, tek kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit, gjë që është në interesin  tonë të përbashkët”, thuhet në tekstin e konkluzioneve.
Sipas konkluzioneve të zbardhura nga Televizioni Kombëtar Klan News, sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor janë gjithashtu sfida me të cilat përballet BE-ja. Nje vlerësim te veçantë ka marrë nisja e procesit screening me Tiranën dhe Shkupin.
“Në veçanti, ministrat e jashtëm përshëndesin mbajtjen e Konferencave të para Ndërqeveritare me  Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nisjen e procesit te screening-ut”, thuhet më tej në tekst.
Këshilli i ministrave te jashtem vlerëson progresin prej secilit nga shtetet e rajonit duke përcaktuar udhëzime për prioritetet e reformave te kerkuara si dhe ne vijimin e bashkëpunimit për kundër-terrorizmin dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm
“Ne bëjmë thirrje që të forcohet më tej bashkëpunimi për kundër-terrorizmin dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm, ku përfshihet parandalimi i radikalizimit dhe financimit të terrorizmit, në pajtim me Planin e Përbashkët të Veprimit për Kundër-Terrorizmin për  Ballkanin Perëndimor”, përmendet në konkluzion.
Një vëmendje e veçantë i jepet në këto konkluzione luftës ndaj krimit të organizuar, në veçanti pastrimin e parasë, korrupsionin në nivel të zyrtarëve lartë.
“Ministrat e jashtëm ritheksojmë rëndësinë e marrjes së veprimeve të vendosura për të trajtuar krimet e rënda dhe krimin e organizuar, në veçanti pastrimin e parasë, korrupsionin në nivel të lartë, kultivimin dhe trafikimin e drogës”, thuhet në tekst.
Këto konkluzione pritet të miratohen zyrtarisht nga liderët evropianë më 15 dhjetor në mbledhjen e fundit për këtë vit të Keshillit Evropian.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share