HARADINAJ MBËSHTET PLANIN EVROPIAN
Të enjten dhe të premten në Kosovë pritet të qëndrojë i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu e ka konfirmuar vizitën e Lajcak në Kosovë.
”Siç kemi thënë, pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel dhe darkodimit mbi propozimin evropian, për Planin e Zbatimit do të diskutohet e negociohet në mes dy palëve në takimet e radhës. Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar. Takimi i parë në këtë drejtim ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe emisarit Lajcak pritet të zhvillohet nesër në Prishtinë” – tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Derisa dy partitë opozitare PDK e LDK kritikat më të mëdha në planin evropian i kanë të mungesa e njohjes së Kosovës nga Serbia, kryetari i AAK-së i cili e ka përkrahur këtë plan beson se në këtë marrëveshje përfshihet edhe njohja.
RAMUSH HARADINAJ- KRYETAR I AAK-së
Lajcak përveq krerëve të institucioneve gjatë qëndrimit dyditësh në Ksoovë do të takojë edhe përfaqësuesit e opozitës dhe ata politik serb.
Më 13 dhe 14 mars Lajcak do të qëndrojë në Beograd.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha