Të drejtat e punëtorëve/ LSDM kundër shfuqizimit të dielës si ditë jopune!

Mickoski dhe DPMNE-ja zbatojnë politika për elitat kurse punëtorët trajtohen si fuqi e lirë e punës – thonë nga LSDM-ja, duke kundërshtuar propozimin për shfuqizimin e të dielës së ditë jopune.

Socialdemokratët thonë se Qeveria nuk pranon rritjen e pagës minimale për të kënaqur orekset e tregtarëve të mëdhenj dhe partnerëve të biznesit që pasurohen në kurriz të popullit

“Me këtë vendim Mickoski dhe DPMNE në mënyrë të drejtpërdrejt nënçmojnë punëtorët dhe mohojnë rëndësinë e pushimit dhe kohës me familjen. Në kohën kur shoqëria përballet me sfida të shumta në vet familjet, sjellje devijuese, segregacione, bulling nëpër shkolla, ky vendim është shumë i keq dhe me pasoja negative për shoqërinë. Qeveria dëshiron që nga punëtorët të bëjë robër që do të punojnë për elitat dhe partnerët e biznesit të Mickoskit të pasurohen dhe të kënaqen. Justifikimet e qeverisë se në disa veprimtari edhe tani po punohet dhe për këtë të gjithë duhet të punojnë të dielën aspak nuk janë të qëndrueshme” – thonë nga LSDM. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share