Rikthehet ora ligjore. Në natën mes 30 dhe 31 Marsit, e diela e Pashkës, akrepat e orës spostohen një orë para, duke hyrë në fuqi kështu ora verore. Ora diellore do të rikthehet si ccdo vit të dielën e fundit të muajit Tetor, që përkon data 27, ku do të shkojmë 60 minuta pas. Kompjuterët dhe të gjitha pajisjet elektronike përditësohen automatikisht, duke na lënë të kujdesemi manualisht vetëm për orët analoge.
Ndryshimi i orës bëhet me qëllim shfrytëzimin në maksimum të dritës natyrale, duke kursyer energji elektrike për 7 muaj me radhë, por edhe duke sjellë benefite edhe për mjedisin me reduktim të ndjeshëm të cclirimit të gazrave në atmosferë.
Prej disa vitesh është hapur një debat ligjor në nivel ndërkombëtar për heqjen e ndryshimit të orës, dhe adoptimin e vetëm një sistemi orar, por disktuimet kanë mbetur pezull dhe nuk u arrit në një vendim.
Zakonisht ndërrimi i orës stinore sjell shqetësime të vogla, si pasojë e humbjes së një ore gjumë.
Klan News