Portofoli i humbur para 23 viteve, gjendet në një kinema gjermane – Ja çfarë kishte brenda

Cineplex Hamm
Cineplex Hamm

Gjatë rinovimit të një kinemaje në qytetin gjerman Hamm, operatori gjeti një portofol që kishte humbur 23 vjet më parë, ndërsa u gjet edhe pronari i saj, përcjell KlanM.

“Unë kurrë nuk kam parë objekte të gjetura të shfaqen përsëri pas një kohe kaq të gjatë”, thotë me habi regjisori i kinemasë Carsten Dunke.

Në një deklarim për “Spiegel” ai shprehet se aktualisht është duke u rinovuar kinemaja Cineplex në qytetin gjerman Hamm. Kur ishin ndërruar karriket, papritur ishte shfaqur një portofol. Pasi i kishte hedhur një sy brenda, shpejt ishte bërë e qartë se sendi i gjetur duhet të ketë humbur jo më pak se 23 vjet më parë, përcjell Klan Macedonia.

Portofoli i përkiste një djali të quajtur Daniel e kjo kuptohej nga një dokument brenda. Përveç kësaj, operatorët e kinemasë thonë se kishin gjetur një monedhë të vjetër të Gjermanisë – “D-Mark dhe Pfennig”.

Ata gjetën gjithashtu një tabelë konvertimi në Euro dhe Marka, një kartë programi nga viti 2000, si dhe disa karta të vjetra Pokemon dhe një figurë Pokemon. Një shpallje u bë në Facebook me shpresën për të gjetur pronarin e portofolit. Postimi u shpërnda nga disa mijëra njerëz brenda një kohe të shkurtër. Dhe thirrjet, siç përcjell KlanM, patën sukses dhe arritën tek Danieli.

Pronari kontaktoi regjisorin Dunke pas vetëm dy ditësh. Ai ishte i ftuar në rihapjen e kinemasë një javë më vonë pas rinovimit.

“Ndërkohë ne kishim rinovuar tashmë dhe i kishim ndërruar sediljet, por jo tre rreshtat e parë,” kujton Dunke./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share