Tayna prish raportet me menaxherin Rinor Hykolli

Këngëtarja Doruntina Shala, e njohur me emrin artistik Tayna, i ka ndërprerë marrëdhëniet e punës me menaxherin e saj, Rinor Hykollin.

Ndarja e Taynës me menaxherin e saj ka ndodhur para rreth një jave, raporton Paparaci bazuar në burime të afërta me këngëtaren.

Arsyeja e ndarjes dyshohet se është një nënshkrim fals që Hykolli e vënë me kompaninë Sony për menaxhimin e kontratës, raporton Paparaci.

26-vjeçarja menaxhohej nga Hykolli që nga viti 2016.

Tayna është këngëtare e muzikës ‘R&B’ dhe hip-hop. /Paparaci.com

Lexo gjithashtu
Total
0
Share