Taylor Swift pritet të bëjë publike romancën e saj këtë fundjavë

Mediat rozë shkruajnë se këngëtarja është në romancë me artistin Matty Healy

Pas ndarjes nga aktori Joe Alwyn, këngëtarja Taylor Swift thuhet se ka gjetur sërish dashurinë.

34-vjeçari do të jetë i  ftuari special gjatë koncertit në Nashville.  Sipas gazetës britanike “The Sun”, Matty do të performojë dy nga këngët e Taylor ndërsa thekson se asnjë prej tyre nuk dëshiron që lidhja e tyre të jetë sekrete.

“Ajo dhe Matty janë marrëzisht të dashuruar. Si dy yje ndërkombëtarë, ata e kuptojnë më mirë se kushdo presionin e punës dhe e mbështesin njëri-tjetrin”-thonë burime për “The Sun”.

Nëntorin e kaluar këngëtari britanik konfirmoi se grupi i tij kishte bashkëpunuar me Taylor për  albumin e saj “Midnights” i cili u prit me vlerësime nga kritikët e muzikës, por edhe nga fansat e saj në mbarë botën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share