Pavarësisht kësaj arritje, artistja ende nuk ka mposhtur rekordin e The Weekend
Taylor Swift ka arritur një tjetër rekord në fushën e muzikës.
Në një postim nga llogaria zyrtare e Spotify në platformën e mediave sociale X, sensacioni botëror i popit është bërë artistja e parë femër në historinë e Spotify me 100 milionë dëgjues në muaj.
Megjithatë ajo ende nuk ka thyer rekordin e vendosur nga The Weekend që po ashtu numëroi mbi 110 mln dëgjues në këtë platformë gjatë muajit Shkurt.
Pas tij renditen artistë si Bad Bunny që kanë grumbulluar 80 milionë dëgjues dhe Ed Sheeran me 77 milionë.
Ky sukses i këngëtares pason albumin e saj ” Speak Now (Taylor’s Version) ” që u publikua në Korrik dhe që tani po kryeson listat muzikore në mbarë botën.
Klan News