TAV – Shkup: Nga data 9 tetor, pasagjerët të mbërrijnë në sportele tre orë para fluturimit

TAV u bën thirrje pasagjerëve që nga data 9 tetor të mbërrijnë në sportele tre orë para fluturimit, pasi kompania ajrore do të bëjë përditësim në sistemin e bagazheve.

“Duke filluar nga data 9 tetor (e hënë), deri në fund të nëntorit 2023, gjegjësisht në një periudhë prej dy muajsh, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të përditësohet sistemi i trajtimit të bagazheve. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë juve që do të udhëtoni nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë periudhës së caktuar kohore, të arrini në aeroport, gjegjësisht në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve, tre orë para kohës së planifikuar të nisjes së fluturimit tuaj. “, apelon kompania.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share