Tatjana: E kemi parë nga dritarja e ndërtesës se si digjet vendi jonë nga forcat ruse

Në emisionin Klan Debat ukrainasja, Tatjana Shçerbak tha se ajo me familjen e saj e kanë parë gjithë fillimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, se si ushtria ruse ka hyrë në vendin e saj duke djegur gjithçka që kishte para, ajo tha se kjo luftë ka filluar gati 8 vite më parë.

”Më 25 shkurt, ushtria ruse ka hyrë para ndërtesës time ne ishim në shtëpi dhe e kemi parë atë fotografi se si digjet vendi nga dritarja. Ishte shumë e tmerrshme ku sot e atë ditë ne luftojmë me okupatorët rus, jo vetëm për Ukraninën por për gjithë botën sepse nëse nuk e ndalim do shpërndahet në gjithë Evropën dhe Botën” – tha Tatjana Shçerbak. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share