Taravari: Nuk shoh asgjë tragjike në takimin tim me Ali Ahmetin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se nuk sheh asgjë tragjike në takimet e tij me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Jemi takuar edhe të premten, rastësisht, pa plan, edhe dje jemi takuar. Nuk shoh asgjë tragjike këtu. Unë edhe kur ka pasur takime pa kamera, kam insistuar nga ekipi i PR që të tregohet sepse nuk fshehim asgjë. Ne komunikojmë me të gjitha partitë politike, edhe maqedonase edhe shqiptare, përveç me Levicën, me të gjithë të tjerët kemi komunikim të rregullt dhe do të vazhdojmë”, theksoi Taravari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share