Taravari: Nuk përjashtohet mundësia të shkojmë në opozitë

Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i Komunës së Gostivarit theksoi se ekzistojnë dyshime nëse ASH duhet të jetë pjesë e Qeverisë.

“Megjithatë, kemi dilema nëse do të vazhdojmë tutje. Ne deri në në fund të nëntorit ndoshta do të duhet të mbajmë seancë të Kryesisë Qendrore, për të analizuar të gjitha mundësitë dhe nuk përjashtohet mundësia për të shkuar në opozitë. Kjo është një kohë turbulente kur nuk dihet se kush për kë punon. Na duhen edhe udhëzime nga ata që ne i quajmë miqtë tanë dhe të dimë se cilën rrugë ta ndjekim”, tha Arben Taravari.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share