Vulat e ASH-së/ Taravari: Nuk ka vulë që e ndal popullin

Krahu i Ziadin Selës njoftoi se Gjykata ka sjell vendim që kryetar legjitim i ASh-së të jetë Ziadin Sela, dhe jo Arben Taravari.

Pas konfirmimit të lajmit, i mënjëhershëm ka qenë reagimi i Arben Taravarit. Ai, përmes një postimi në Facebook, paralajmëron se do të ankimojë vendimin.

 “Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t’ia dhënë BDI-së…edhe sikur të jetë e vërtetë ne do të ankimohemi por edhe sikur t’i marrin me sistemin e kapur që e kanë në dorë, kam një pyetje…po Popullin?!

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Jo besa, popullin nuk e fiton dot me asnjë gjykatë!

Ndryshimi Ka Nis Dhe Nuk Ka Vulë Që E Ndalon!”, shkruajti Arben Taravari.

Ndryshe, pas zhvillimeve të bujshme në ASH, Ziadin Sela dhe Arben Taravari i ndanë rrugët. Taravari u reshtua krah koalicionit opozitar shqiptar kurse Ziadin Sela me Frontin Evropian./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share