Taravari: Nëse ka gabuar (Adnan Azizi), duhet të kërkojë falje

Kandidati për president i VLEN, Arben Taravari i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për akuzat e Adnan Azizit nga Lëvizja BESA, ndaj gazetarëve dhe KLAN MAQEDONI. Taravari ka deklaruar se politikanët duhet të merren me oponentët e tyre politik dhe jo me mediat dhe gazetarët. Ai tha se nëse diçka është gabuar, atëherë kërkojnë falje. Deklaratën e këtillë Taravari e bëri nga shtabi i VLEN në Tetovë ku prezantoi pjesën e dytë të ekipit të tij si kandidat për President.

”Unë mendoj se ne duhet të kemi raporte korrekte me mediat dhe i kemi raportet korrekte. Kurrë nuk ka ndodhur të kemi ndonjë fyerje apo ofendim me mediat dhe s’duhet të ndodhë asnjëher. Sikur ju që na respektoni çdokund dhe mundoheni të na paraqitni në mediat tuaja ashtu edhe ne duhet të kemi respekt ndaj jush dhe do të vazhdojmë këtë respekt. Nëse gabojmë diku do të kërkojmë falje, sikur që edhe ju nëse gaboni diku sepse jemi njerëz mund të gabojmë. Kështu që un e kam thënë se fushata jonë do të jetë Evropiane, pozitive pa fyerje pa ofendime duke i respektuar qëndrimet, vendimet, programet politike. Sovrani është ai i cili në fund më 24 Prill dhe 8 Maj duhet të vendosë. Unë kërkoj edhe nga oponentët politik që ta bëjmë garën politike dhe sovrani në fund të vendos kush do t’i udhëheq në 4 vitet e ardhëshme” – tha Taravari. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share