Ushtruesi i detyrës Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, gjatë ditës së nesërme edhe zyrtarisht do të dorëzojë kandidaturën për kryetar partie. Siç njoftojnë nga ASH, kandidatura do t’i dorëzohet komisionit përkatës, i cili merret me organizimin e Kongresit të partisë, të caktuar më herët për më 17 dhjetor.
“Ju informojmë se nesër (e premte) 02.12.2022, në ora 14:00, u.d. Kryetari, z. Arben Taravari, do të dorëzojë kandidaturën për Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, të shoqëruar nga nënshkrimet e anëtarëve, para Komisionit në zyrat qendrore të partisë në Tetovë”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./KlanMacedonia