Taravari: Në zgjedhjet e ardhshme ASH do të fitoj dhe do të jetë pjesë e Qeverisë, nëse jo unë do të dorëhiqem nga politika

NUK JAM DUKE BËRË NEGOCIATA PËR TË QENË PJESË E QEVERISË

Ushtruesi i Detyrës Kryetar i ASH –së, Arben Taravari ka hedhur poshtë infomatat se është takuar me Ahmetin dhe Kovaçevskin për të negociuar rreth hyrjes së ASH-së në Qeveri.  Sipas tij këto janë insistime të BDI-së. Ndërkaq, sa i takon zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Taravari ngelët në qëndrimin se vendit i duhen zgjedhje në Mars apo në Prill të vitit të ardhshëm.

“Ne as nuk jemi duke negociuar dhe as nuk jemi takuar me dikë. Mendoj se në BDI ka ngjarje shumë interesante dhe dalëngadalë po krijojnë kaos të brendshëm në mesin e tyre dhe përshtypja ime është se po e imponojnë idenë që Aleanca të hyjë në Qeveri. Nuk ka negociata dhe as nuk e kam takuar zotin Ali Ahmeti që nga viti 2017, nuk e kam takuar, po e them publikisht. Z. Kovaçevski nuk e kam parë deri para disa ditësh kur më thirri një i ri nga Tetova në hapjen e një qendre rinore në Tetovë. Po të kishte negociata, do t’ju kisha thënë, por nuk ka një gjë të tillë. Opozita është pro zgjedhjeve të parakohshme. Na duhet tre katër muaj diku Mars dhe Prill nëse ka zgjedhje ne jemi këtu dhe jemi për zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Arben Taravari – U.D Kryetar i ASH-së.

Sa i takon ndryshimeve kushtetuese, Taravari njoftoi se partia e tij do i përkrah të njejtat, por nëse përmbushen kushtet të cilët do ti ofroj kjo parti e që do të bëhen publike për opinion gjatë javës së ardhshme.

“Ne do të votojmë në parim kor kemi kushte, se cilat janë ato ne javën e ardhshme do ti promovojme disa nga kushtet, duke i prezantuar së pari para ambasadave në Maqedoni, ku do të themi se cili është kushti ynë kryesor kurse kushti i dytë është heqja e 20%  nga Kushtetuta. Por kushti i parë do të jetë shumë interesant”, deklaroi Arben Taravari – U.D Kryetar i ASH-së.

Sa i përket bashkëpunimit me partitë opozitare shqiptare Taravari njoftoi se Ash ka kapacitete për koalicione me partitë shqiptare dhe maqedone, këtë sipas tij, e kanë dëshmuar koalicionet e më hershme, megjithatë, edhe pse shprehet i hapur për një gjë të tillë, thotë që për momentin fokusi është forcimi i strukturave të partisë  dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo qofshin  ato ASH do të del fituese dhe do të jetë pjesë e qeverisë, nëse jo, siç thotë Taravari do të largohet nga poltika. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share