Taravari: Na duhen drejtor që janë menaxhues të mirë, përqindja e drejtorëve shqiptar në Klinika shumë më e madhe

Në vizitën e tij në repartin e Onkologjisë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari para mediave në pyetjen se po punëson më shumë drejtor maqedonas tha se po ndodh e kundërta, shumë më shumë shqiptar se para 4 muajve do jenë drejtor të Klinikave.

”Mduken qesharak sepse nuk mduken serioz, ne i zgjedhim kuadrot më profesionist, ka Klinika ku drejtorët janë shqiptar, maqedon, turq. Pra un mendoj se na duhen drejtor që janë menaxhues të mirë, janë të suksesshëm si kuadër dhe unë nuk besoj se përqindja e drejtorëve shqiptar tani është më pak se më parë, bile mund të  themn me plot përgjegjësi se është shumë më shumë se para katër muajve” – tha Taravari. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share