OPOZITA NË FILLIM TË PRANOJ SE JANË NË OPOZITË MË PAS LE TË BËJ FTESËN
Pas thirrjes së kreut të ASH –së Ziadin Sela dhe analistëve në vend që faktori politik shqiptar të bashkohen kundër politikbërrjes maqedonase, një gjë e tillë, është mirëpritur nga Arben Taravari, duke u shprehur i gatshëm për një takim të tillë. Megjithatë, Taravari, rikujtoi Ziadin Selën se në fillim duhet pranuar që janë në opozitë e më pas të bëhet ftesa për një takim të mundshëm.
“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur të diskutojmë për temat të cilat janë të rëndësishme, asnjëherë nuk kemi refuzuar. Si fillim ata duhet ta pranojnë që janë në opozitë dhe të bëjnë ftesë, kur të bëjnë ftesë dhe mendojnë se ka diçka të rëndësishme se duhet të bisedojmë, ne jem të gatshëm dhe ulemi bisedojmë” – tha Taravari.
Thirrje për bashkim të faktorit politik shqiptarë në emisionin Klan Debat bëri edhe analisti Besim Hoda për të cilin tani është momenti i fundit që politikanët shqiptarë të bashkohen dhe të mbrojnë interesin kombëtar.
“Tani është momenti i fundit që ata të bashkohen. Prandaj unë turpërohem nga kjo politikë 23 vjeçare që ështe bërë edhe nga figurat e luftës edhe nga të tjerët, sepse gjithmonë kur kanë nevojë për vetëm 2-3 herë janë bashkuar, këto bashkohen sa herë që kanë nevojë për veten por asnjëherë s’janë bërë bashkë për interest e popullit” – tha Besim Hoda.
Ndërkohe, dy ditë më parë kreu i Ash-së Ziadin Sela ju bëri thirrje të gjitha partive shqiptare të bashkohen, pavarësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, për të parandaluar zbatimin e planeve keqdashëse ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera, kjo vjen pasi, sipas tij, ka shumë paragjykime nga faktori politik maqedonas ndaj shqiptarëve. /tvklan.mk/