Çmimet: Fundi i Gushtit – tregjet përplot, qytetarët s’kanë fuqi blerëse!

LSM: GJYSMA E RROGËS SHKON PËR PRODUKTE USHQIMORE!

Specat 100 denarë, domatet nga 60 deri 90 denarë, patatet 40 denarë. Këto ishin çmimet në treg, në fund të gushtit, kur zakonisht produktet bujqësore kishin çmime shumë të lira dhe të kapshme për secilin xhep. Për pemët të mos flasim. Nuk gjen bostan nën 200 denarë.

Blerësit të tmerruar nga çmimet, thonë se mezi arrijnë të blejnë diçka.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Çmimet shkojnë vetëm duke u rritur, nuk ka ulje assesi”.

“Çfarë të mendoj, çmimet janë shumë të shtrenjta, rëndë me këto pensione që kemi sot është shumë rëndë, për fat të keq”.

“Për çmimet katastrofë”.

“Në televizor lajmrojnë çmimet 50 denarë kur vijnë këtu 60 denarë”.

Shitësit thonë se pavarësisht çmimeve të larta, malli i tyre shitet. Por, konfirmojnë se kanë shumë ankesa nga blerësit.

“Ankohen, ankohen. Viti i kaluar para kishte më shumë, këtë vit nuk ka të holla edhe ne barabar jemi si ata që blejnë, ankohen por edhe ne ankohemi sepse këto punë duan nuk duan muhabet nëse nuk i punon asnjë nuk ka por Inshallah do bëhet mirë.

Që sa jeni këtu që shisni?

“Që sa jemi këtu, derisa të vdesim në Pazar, u kam lodhur vetëm me Pazar, gjithmonë në Pazar, nuk ka as pension, llogari si t`i kesh 10 fëmijë asgjë, shtrejtë është bërë shumë”.

“Po çmimet janë shumë të larta standartet po ashtu inflacioni është i lartë. 100 den specat në muajt Gusht, por çfarë të bëjmë kjo është sezona koha është kjo nuk mund të bëjmë asgjë njeriu nuk mund të ndryshoj”.

“Blerësit ankohen ndërsa neve na duken çmimet e lira edhe njerëz nuk ka popull, muaji Korrik është i keq pak ky muaj është si më i rrënd për tregtarët për prodhuesit nuk janë çmimet shumë të ulta por edhe aq të larta nuk janë”.

Për ushqim dhe pije, qytetarët harxhojnë thuajse gjysmën e pagave të tyre – thonë të dhënat për shpërtën konsumuese që përgatitet nga Lidhja e Sindikatave. Sipas tyre, në qershor, për një familje katër anëtarëshe nevojiteshin 800 euro për ta kaluar muajin. Gjysma e këtyre mjeteve shkojnë për produkte ushqimore.

Ndërkaq, Enti Shtetëror për Statisktika, njoftoi se harxhimet jetësore për korrikun kanë qenë 8.4% më të larta se periudha e njëjtë e vitit 2022. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share