Ushtruesi i Detyrës kryetar i ASH-së, Arben Taravari deklaroi se në partinë e tij tani për tani nuk është folur apo të ketë ndonjë ofertë që të jenë pjesë e Qeverisë, pasi që sipas tij janë fokusuar në riorganizimin e partisë. Mirëpo sipas tij nëse ka ndonjë oferta të atilla do ta shqyrtojnë por tani për tani nuk ka një gjë të tillë.
“Nuk kemi biesduar për diçka të tillë, ne jemi fokusuar tash në riorganizimin e partisë. Më shumë jemi në terren duke biseduar, duke dëgjuar aktivistët dhe ato të cilët janë simpatizues të ASH-së. Temën për kushtëzime nuk e kemi biseduar për të hy apo për të dalë, ne nuk kemi qenë në qeveri, as që e kemi menduar. Por, do shohim, do ta shqyrtojmë nëse ka ofertë të atillë, por tash për tash nuk ka gjë të tillë”, deklaroi u.d. kryetar i ASH-së, Arben Taravari./KlanMacedonia/