Taravari: I ftoj në debat të gjithë kandidatët për president, për situatën alarmante të mërgimit masiv nga Maqedonia e Veriut

Në një deklaratë për emisionin Klan Direkt, kryetari i Komunës së Gostivarit, si dhe kandidati për president nga opozita shqiptare VLEN Arben Taravari ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për valën e mërgimit që ka prekur Maqedoninë e Veriut. Duke u bazuar në statistikat që tregojnë se rreth 700 mijë njerëz kanë lënë vendin nga viti 2011 deri në 2019, dhe vetëm gjatë viteve 2021-2022, 85 mijë banorë kanë marrë viza pune për në Gjermani, Taravari e cilëson këtë si një “alarm jashtëzakonshëm të madh”. Ai thekson se pothuajse çdo familje në Maqedoni, pavarësisht etnisë, ka të paktën një anëtar në mërgim. Në përgjigje të kësaj situate, Taravari ka bërë thirrje për një takim të hapur në Gostivar, ku fton të gjithë kandidatët për president të diskutojnë mbi këtë çështje kritike.

“Programin tonë e kemi bazuar në kërkesat kryesore dhe brengat e qytetarëve që njëra prej tyre është mërgimi, ju e shikoni se si prej në vitin 2011 e deri në vitin 2019 zyrtarisht në Maqedoni kanë ikur rreth 700 mijë njerëz. Duhet marrë parasyshë se vetëm në vietet 2021- 2022, viza punë për në Gjermani kanë marrë 85 mijë banorë të Maqedonisë së Veriut. Ky është alarm jashtëzakonshëm i madh, sepse gati se nuk ka familje në Maqedoni qoftë shqiptare qoftë maqedonase, pra të gjitha familjet që nuk kanë një njeri në në mërgim, ky është problem serioz të cilat unë e hapa dhe bëra një ftesë për ditën e shtunë në ora 12:00 në Komunën e Gostivarit, ku mund të vijë të gjithë kandidatët tjerëpër president”, tha Taravari /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share