Taravari: ASH-ja të shkojë me opozitën shqiptare, Lloga – ASH të garojë e vetme!

THIRRJA E TARAVARIT PËR KQ TË ASH-së

Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut – shkruan në Facebook Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, duke I bërë thirrje organeve partiake ta mbështesin në vendimin për t`u pozicionuar me opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai ka ftuar publikisht Kuvendin e partisë ta mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, siç thotë, t’i prijmë këtij procesi që ai e quan Ndryshimi i Madh dhe i Shumëpritur!

“Duke besuar pa lëkundje në bashkëpartiakët e mi dhe në vizionin tonë të përbashkët, kërkoj besimin e tyre që Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare, e bashkë më tej të bëjmë më të mirën për këtë vend! Asnjëherë ky Ndryshim nuk ka qenë më i sigurtë dhe më i prekshëm. Askush nuk ka kredibilitet më të madh se Aleanca për t’a sjellur Këtë Ndryshim!”, tha Arben Taravari.

Përmes Facebookut ka reguar edhe Ministri i Drejtësisë që vjen nga radhët e ASH-së, Krenar Lloga.

Sipas tij, Aleanca per Shqiptarët nuk ka shqyrtuar asnje kerkese ne organet e saja partiake, Keshillin Drejtues, Kryesi Qendrore dhe Kuvend Qendror ne lidhje me koalicionet parazgjedhore.

“Në fuqi ka një vendim të Kryesisë Qendrore i cili është votuar UNANIMISHT për të shkuar të vetëm në zgjedhjet. I bëj thirrje Kuvendit të ASH-es që të përmbaj propozimin unanim të Kryesisë i cili është: ALEANCA PËR SHQIPTARËT TË DEL E VETME NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024!”, tha Krenar Lloga.

Përmes rrjeteve sociale është prononcuar edhe Kryetari I Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Ai ka postuar fotografinë e takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të opozitës shqiptare bashkë me kreun e ASH-së, duke vënë mbishkrimin “Fuqia qëndron në BASHKIM!”./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share